Vlorë/ Digjet plotësisht makina e një 23-vjeçareje! Policia dyshon për hakmarrje, babait të saj iu vendos eksploziv në banesë kohë më parë

18 Nëntor 2020, 08:01| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 10:42

  • Share

VLORË - Mesnatën e djeshme është djegur një makinë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 Maji" rreth orës 00:45 ku një makinë, ende në rrethana të paqarta, është djegur plotësisht.

Makina ishte tip "Audi" dhe ishte në pronësi të një 23-vjeçareje me iniciale E.H.

"Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë" - njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet e skësaj ngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Ora 10:37
Vlorë/ Iu dogj makina gjatë natës, policia dyshon për hakmarrje! Babait të 23-vjeçares iu vendos eksploziv në banesë (VIDEO)

Përsa i përket makinës së djegur mbrëmjen e djeshme në Vlorë në lagjen "24 Maji", policia dyshon se kjo ngjarje lidhet me familjen e saj.

Sipas policisë, përpara disa muajsh, babait të Ernela Habilajt i kanë vendosur eksploziv në banesë por fatmirësisht u konstatua pa shpërthyer.

Motivet sipas grupit hetimor mund të lidhen edhe me konflikte të tjera. Bashkëshorti i vajzës është i dënuar në Itali për trafik droge.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazetari lagjes: 18/11/2020 08:19

    Në lagjen 30 shkurti është gjetur një qese me plehra rreth orës 2:00 të natës se pardjeshme që i bie mëngjesi i djeshëm. Në kërkim autori. Policia ka nisur hetimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?