VLORË- Zona pranë fushës së mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson u dogjën për rreth 90 minuta mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen janë përhapur në të gjithë qytetin.
Në video shihet se si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm. Burime bëjnë me dije se u deshën 4 automjete zjarrfikëse në zonë që të shuheshin flaëkët.
Sipas autoriteteve, zjarri nisi rreth orëve të para të mëngjesit rreth orës 09:10, në lagjen ’24 maji’ ku u dogjën disa goma automjetesh. Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.
Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës, e teksa policia ka njoftuar se janë shoqëruar 4 persona.
"Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.
Një prej qytetarëve u shpreh se shkoi në zonë pasi mendoi mos ishte djegur ndonjë fabrikë.
“Mendova mos ishte ndonjë fabrikë, a kishte ndodhur ndonjë gjë që kishte marrë flakë. Se mendova që ishin goma. Po kemi parë edhe herë të tjera”, tha ai.
Komente

Ktu fajin nuk e ka as Saliu as Edi, ktu fajin e kemi vetem ne si popull qe jemi si ata te bangladeshit. Me evropen jemi ja 100 vite mbrapa si mentalitet
Përgjigju