Vlorë- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, me detyrë Shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për shkak se po drejtonte ambulancën në gjendje të dehur në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”.
Përmes një njoftimi zyrtar AMP informon se arrrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme pak para mesante, ndërsa thekson se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin ai ka dëmtuar tre makina që ishin të parkuara anës rrugës.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë Shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg.l
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Komente
