Kronikë

Vlorë, rritet çmimi i ujit të pijshëm me 143%, ja sa do paguajnë qytetarët

28 Qershor 2018, 15:08| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 18:54

  • Share

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Rritja e çmimit të ujit është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kjo vetëm me votat e këshilltarëve të majtë. Kanë qenë 22 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim të cilët kanë dhënë përfundimin për rritjen e çmimit të ujit.

Aktualisht çmimi i ujit është 30 lekë për metër kub, por tashmë është rritur dhe ka shkuar në 70 lekë për m3, e përkthyer në përqindje rritja është me 143 %. Rritje ka edhe për njësinë administrative Novoselë me 188% dhe Orikumi me 313 %.

Argumentat e Bashkisë së Vlorës, kryesuar nga titullari i saj Dritan Leli është se shkak është çmimi i energjisë elektrike. Në të njëjtë linjë ka qenë edhe drejtori i Ujesjellesit, Dorian Xhelili.

Vendimi është kundërshtuar nga ana e këshilltarëve të djathtë të cilët shprehen se një rritje e tillë është tërësisht abuzive.

Vendimi tashmë i marrë do të i kalojë për miratim edhe Entit Rregullator të Ujit dhe pritet që ky vendim të marrë formën e prerë, e çmimi i ujit për qytetarët vlonjat të ketë një tjtër barrë.

Komento

Komente

  • Timi: 01/07/2018 03:41

    GABIMI FATAL I PS QE DO TI KUSHTOJE ZGJEDHJET

    Përgjigju
  • Shkolla e naftes: 29/06/2018 20:14

    Ku ka uje qe te paguajme.vin vetem ne 5 te mengjesit

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/06/2018 19:05

    Xhuxhët gjoksgropë kanë pará, s ka problem. Kanë punuar me djersën e ballit 28 vjet mbi skafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?