Kronikë

E rëndë në Vlorë/ 40-vjeçari drogon 3 shoqe të mitura, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren! Vihet në pranga (EMRI)

25 Mars, 09:34| Përditesimi: 25 Mars, 12:29

  • Share

Vlorë-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 40 vjeçar dyshohet sa ka kryer marrëdhënie me një vajzë 15 vjeçare.

Fillimisht dyshohet se Rinald Rakipaj, së bashku me të miturën dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura kanë shkuar në një nga hotelet këtij qyteti, ku së bashku me një person tjetër i cili do të hetohet në gjendje të lirë kanë nxitur vajzat të komsumojnë drogë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, adoleshentet kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale.

Burime për Report Tv informojnë se është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet përgjigjia përfundimtare

40 vjeçari u arrestua pas denoncimit të bërë nga një prej prindërve të adoleshenteve.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.  Gjithashtu, shtetasi Rinald Rakipaj dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike", informoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2025 02:36

    C'pune kane tre 15-vjecare te kene shoqeri me nje 40-vjecar?!

    Përgjigju
    • BELGJIK: 27/03/2025 21:37

      JA BERI PUCIN NJE CUN I LAGJES E MORI NE QAF

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?