Kronikë

Vlorë/ E moshuara harron sobën ndezur, flakët shkrumbojnë të gjithë shtëpinë! Nuk ka të lënduar (VIDEO)

4 Qershor, 18:59| Përditesimi: 4 Qershor, 19:16

  • Share

Vlorë- Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e gjitha brenda ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga hetimet paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.

E moshuara kishte lënë sobën ndezur, që më pas ka sjellë përhapjen e zjarrit dhe dëme të shumta materiaale.

Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan duke i shuar flakët, por pa shmangur dot dëmet. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental.

Po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën, arsyet përse harroi dhe se ku ndodhej në ato momente.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?