Foto ilustruese

Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet

19 Nëntor, 18:27| Përditesimi: 19 Nëntor, 18:32

  • Share

Vlorë- Punonjësi i policisë jashtë shërbimit, aksidentin të moshuarin në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në rrugën “Sazani” të qytetit të Vlorës.

Burime zyrtare të policisë vendore informuan se rreth orës 17:10, shtetasi K. H., 61 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin A. M., 79 vjeç.

I moshuari mësohet se ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?