Vlorë/ Ekspozitë me 52 punime në prag të festave kombëtare! Artistët sjellin punime në pikturë, karikaturë e skulpturë

23 Nëntor 2023, 17:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 17:32

  • Share

Në qytetin e Vlorës në prag të festave të nëntorit 31 artistë kanë çelur ekspozitën me 52 punime në pikturë, karikaturë dhe skulpturë. E veçanta e kësaj ekspozite duket se është prezantimi i koleksionit të  pullave të vjetra postare dhe dokumenteve historike nga vitet e pavarësisë.

Në prag të festave të nëntorit 31 artistë vlonjatë çelën ekspozitën me 52 punime në pikturë, karikaturë apo edhe skulpturë.

E veçanta e ekspozitës është  prezantimi i koleksionit të  pullave të vjetra postare, dokumenteve historike nga vitet e pavarësisë.

Piktori Edi Kojani shprehet se  koleksionet e vjetra të prezantuara paraqesin një dëshmi të rrallë për kohën.                          

Për artistin vlonjat Agron Dine dhe Arben Meksi ekspozita ka një rëndësi të veçantë për vlerat që përcjell ndërsa vetë Meksi shpjeguan me me detaje disa nga punimet e prezantuara.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në datë 30 nëntor, në kuadër edhe të aktiviteteve për festat e nëntorit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?