Kronikë

Vlorë / Eleminohet nga Forcat e Armatosura një shtimje topi e vitit 97', rrezik për banorët

27 Gusht 2019, 14:23| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 14:38

  • Share

VLORË- Trupat xheniere të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë asgjësuar një shtimje topi të 97'-ës në Kaninë të Vlorës. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi rastin e gjetjes dhe asgjësimit të saj. Forcat e Armatosura  eliminuan një rrezik real për banorët dhe personat që kalojnë në atë rrugë. Objekti ishte 75 mm dhe  gjendej vetëm 10 m nga rruga.
Ministrja theksoi se skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi ishte e rrezikshme për t’u transportuar.

"Xhenierët e @FA_Shqiptare eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga. Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.", shkruan ministrja në profilin e saj.

Fotot e FA në Kaninë

Komento

Komente

  • Bestrovë: 27/08/2019 17:50

    A vlonjatë delenxhinj hajde , kaçakë shtigjesh e gërxhesh, por sapo del ndonje hundelesh, pula, pula ore pula!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?