Foto ilustruese

Vlorë/ Fëmija 2 vjeçar konsumoi benzinë në shtëpi, nis hetimi

11 Nëntor, 12:34| Përditesimi: 11 Nëntor, 12:38

  • Share

Vlorë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Raportohet se të shtunën një fëmijë 2 vjeçar ka konsumuar një sasi të vogël benzine në oborrin e shtëpisë.

Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Komisariati i Vlorës referoi materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 09.11.2024, në spital është paraqitur i shoqëruar nga prindërit një shtetas i mitur 2-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka konsumuar një sasi të vogël lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?