Vlorë/ I ati po punonte me frezë, 5 vjeçari dëmtohet në kokë, mushkëri dhe këmbë, në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma

24 Janar, 11:26| Përditesimi: 24 Janar, 15:55

  • Share

Një fëmijë vetëm 5 vjeç është aksidentuar nga freza, një pajisje bujqësore që përdoret për të punuar tokën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme (23 janar) rreth orës 18:00 në fshatin Llakatund të Vlorës në momentin kur babai nuk e kishte parë të miturin teksa i afrohej pajisjes. 

Fëmija ka marrë plagë të shumta dhe pas mjekimit në spitalin e Vlorës është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 5 vjeçari është plagosur rëndë në kokë dhe mushkëri por dëmet më të mëdha i ka tek këmbët. 

Si pasojë e plagëve të rënda, vogëlushi ka pësuar edhe hemorragji të brendshme por fatmirësisht thirrjes për gjak iu përgjigj një numër i lartë qytetarësh duke plotësuar nevojat. Por gjendja e 5 vjeçarit vijon të mbetet kritike. 

Ditën e djeshme, në fshatin Llakatund, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, një shtetas 5 vjeç, me mjetin bujqësor (frezë) me të cilin punonte babai i tij. I mituri është transportuar në spitalin e Traumës, ku është në kujdesin e mjekëve, informoi sot paradite policia e Vlorës. 
 

Ora 15:44
Detaje nga plagosja e rëndë me frezë e 5 vjeçarit në Vlorë: I ati nuk e pa kur i mituri iu afrua pajisjes! Fëmija me plagë të shumta në këmbë

1705933149_1574844135trauma.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga freza ditën e martë rreth orës 18:00. Babai i të miturit ka qenë duke punuar tokën kur fëmija i është afruar frezës. Nuk e ka parë kur djali i është afruar pajisjes.

Fëmija është plagosur rëndë në kokë dhe mushkëri por dëmet më të mëdha i ka tek këmbët. Si pasojë e plagëve, ka pësuar edhe hemorragji të brendshme. Gjendja e tij mbetet kritike për jetën.

Por fatmirësisht thirrjes për gjak i janë përgjigjur një numër i lartë qytetarësh dhe janë plotësuar nevojat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?