Vlorë- Përfshihet nga flakët një banesë pranë zonës historike në Vlorë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por edhe policia vendore.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në banesë, kurse dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë pa të lënduar në njerëz.
Pak pasi flakët kanë përfshirë banesën, ishin banorët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Paralelisht vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.
Komente
