Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Fshehën fëmijën për të mos i kaluar kujdestarinë nënës, arrestohen gjyshja dhe babai

14 Shtator 2019, 16:08| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 16:11

  • Share

VLORË-Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi kanë  kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata për kujdestarinë e një fëmije të mitur.

Të arrestuarit janë A.N 66-vjeçe (gjyshja) dhe J.N 39-vjeç (babai) të dy banues në Vlorë. Ata ditën e djeshme në banesën e tyre në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë kanë fshehur fëmijën e mitur edhe pse punonjësit e Përmbarimit në Vlorë i kanë dhënë kujdestarinë nënës E.N 37-vjeçe.

Dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale të 'Marrjes së padrejtë të fëmijës e kryer në bashkëpunim'.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?