Kronikë

Vlorë/ Garazhi i pallatit përfshihet nga flakët, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

30 Prill, 19:38| Përditesimi: 30 Prill, 20:02

  • Share

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në ambientet e garazhit të një pallati përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë.Flakët kanë përfshirë hapësirat nëntokësore të godinës, ndërsa për shkak të tymit të dendur, ende nuk dihet nëse brenda ndodhen automjete apo sende të tjera të djegura.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe për largimin e tymit, i cili ka depërtuar edhe në dyqanet e katit të parë të pallatit.

Ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo për dëmet materiale të shkaktuara.

lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?