Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore!

3 Tetor, 14:09| Përditesimi: 3 Tetor, 14:12

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tërbaç në qarkun e Vlorës, ku janë konstatuar mbetje kockore që dyshohet se i përkasin një kafke njerëzore.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, zbulimi është bërë më 1 tetor nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar autoritetet.

Mbetjet e gjetura do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë të detajuar, me qëllim përcaktimin e origjinës dhe moshës së tyre.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit', njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?