Damian Gjiknuri takim në Vlorë

Politikë

Vlorë, Gjiknuri me banorët e ish-fushës së aviacionit: PS dhe Rama janë e vetmja alternativë, kemi investuar 1.2 mln dollarë në këtë qark

29 Prill, 12:17| Përditesimi: 29 Prill, 12:22

  • Share

Kandidati i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri zhvilloi pasditen e të hënës takim me banorë të Rajonit nr.4, në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit.

Banorët shprehen mbështetje ndaj Gjiknurit, duke pohuar faktin se, kur Gjiknuri ishte drejtues politik në Vlorë, veçanërisht për këtë zonë ka dhënë kontribut, duke lobuar për implementimin e projekteve apo investimeve infrastrukturore. 

Gjiknuri duke i falenderuar banorët për mbështetjen, pohoi se, "Më vjen mirë që rikthehem. Me ju kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe ju jam mirënjohës. Për herë të parë kërkoj mbështetje personale krahas votës për Partinë Socialiste, që është e para. Kam bërë punë të mira për zonën tuaj, si procesi i legalizimeve dhe heqja e vijës kufizuese të zonës industriale. Ka qenë lufta ime personale dhe angazhimi personal. Kjo është provë e fortë, pasi nuk e bënte njeri ndër vite. Për Vlorën keni vetëm një zgjedhje, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Është bërë shumë për Vlorën. Siç e prezantoi dhe Kryeministri, është investuar në vlerën 1.2 milion dollarë të investuara në Qarkun e Vlorës gjatë këtyre viteve të qeverisë socialiste. Me kandidaturën time keni mundësi të votoni për një deputet me eksperiencë, me modelin e një socialisti që i ka dhënë provat, si gjithëpërfshirës i barabartë dhe që i kam dhënë provat për zgjidhjen e problematikave si një zë i fortë, një çelës që hap dyert për zgjidhjen e problemeve".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?