Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me të rinj dhe të reja votues për herë të parë në qytetin e Vlorës.
Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Gjiknuri theksoi rëndësinë e ushtrimit për herë të parë të së drejtës së votës nga të rinjtë.
"Vota për herë të parë është që të marrësh pjesë në të ardhmen e vendit tënd dhe në fatin e jetës tënde, sepse politika është ajo që drejton gjërat, ndryshon jetë njerëzish, ndryshon jetën në Vlorë dhe komunitet. Përse duhet të votoni Partinë Socialiste? Vlora nuk është kjo që qenë vite më parë. Ky qytet është bërë i bukur, i mrekullueshëm, i vizituar nga dhe i lakmuar nga të gjithë. Ju e shikoni që rrugët e Vlorës, sot janë mbushur plot me të huaj. Kjo tregon që, Vlora ka ndryshuar, duke u bërë qershia mbi tortë e Shqipërisë.
Dhe kjo ka një emër që është Partia Socialiste. Ju si vlonjatë të rinj, do të jeni krenarë për qytetin tuaj edhe për këtë fakt t'i thoni të rinjve dhe të rejave, shokëve tuaj, që të dalin dhe të votojnë për Partinë Socialiste sepse është ajo që e bëri Vlorën të bukur. Në këto zgjedhje, keni mundësi dhe të zgjidhni për persona. Votohet edhe për parti politike, edhe për kandidatë. Një nga kandidatët jam edhe unë. Shumë nga gjërat e mira që janë bërë sot në Vlorë kanë dhe gjurmën e gishtit tim, për shkak të punës që kam bërë. Të rinj dhe të reja që jeni, ta hidhni votën për kandidaturën time, për të qenë bashkëudhëtar edhe unë me të rinjtë.
Unë ju them të angazhoheni në politikë pasi lidershipi fillon nga gjërat e vogla. Krijohet me veprime të vazhdueshme në jetën tuaj. Angazhimi në Partinë Socialiste, qoftë duke filluar me votën për Partinë Socialiste , është një mundësi e mirë që ju ta ndërtoni siç duhet jetën tuaj. PS meriton shumë për këto që ka bërë në Vlorë, për këtë qytet që ju krenoheni e që ju do ta gëzoni shumë më tepër se ne. Çdo i ri dhe e re, nëse do një Shqipëri Europiane, një Shqipëri me dinjitet, sepse Shqipëria do të jetë vend i Bashkimit Evropian, dhe do të kujtoni që me votën tuaj, mundësuat fatin e vendit drejt Bashkimit Evropian duke votuar për Partinë Socialiste.
Prandaj, ju bëj thirrje të dilni të gjithë të votoni masivisht. Mos rrini indiferentë. Hidhni votën, shkoni hidhni votën, bëni ushtrimin tuaj për demokracinë, zgjidhni më të mirën dhe hapi rrugën tuaj për të ardhmen", tha Gjiknuri.
Të reja dhe të rinj, votues për herë të parë, theksuan rëndësinë që ka vota për të ardhmen e tyre, duke deklaruar mbështetjen për Partinë Socialiste dhe për kandidaturën e Damian Gjiknurit.
Komente
