Vlorë/ Gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi i gomones në Dhërmi, rrezikoi jetën e pushuesve në det

16 Qershor, 16:12| Përditesimi: 16 Qershor, 16:21

  • Share

VLORË – Një person është gjobitur me 100 mijë lekë nga policia ditën e sotme, pasi teksa drejtonte një gomone në plazhin e Dhërmiut, ka shkelur perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Përpos gjobitjes së shtetasit me inicialet K.M., policia ka bllokuar gomonen e tij. 

"Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë ndëshkuan drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. M, me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë",-njofton policia. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gazetari investigativ: 16/06/2024 20:38

    paska ndryshuar shume plazhi i Dhermiut. tani duket njesoj si Himara.

    Përgjigju
  • emigranti: 16/06/2024 16:20

    jepni emrat e ketyre gangove, se neser ai do dali prape atje hapni edhe nje faqe ku tregohet a jane paguar keto gjoba apo jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?