Policia e Vlorës

Kronikë

Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar, 41-vjeçari i ndërron bravën apartamentit

30 Korrik, 13:04| Përditesimi: 30 Korrik, 13:06

  • Share

Vlorë- Gjykata ia kishte sekuestruar, qytetari i ndërron bravën apartamentit në Vlorë dhe përfundon nën akuzë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar bënë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, duke marrë nën hetim 41-vjeçarin e dyshuar.

I procedurai është L. B., banues në Fier.

Burime zyrtare sqaruan se më datë 29 korrik është konstatuar se ai ka ndërruar bravën e apartamentit të tij, në vendin e quajtur “Aksionistja”, në Vlorë.

Sipas dosjes hetimore, apartamenti rezulton i sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe nuk duhet të kryente asnjë veprim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?