Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Goditën me sende te forta 19 vjeçarin, 3 të rinj në kërkim

5 Dhjetor 2024, 10:07| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 10:16

  • Share

Sarandë-Tre të rinj nga Saranda janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende te forta një 19 vjeçar.

Konflikti mes të rinjve mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme (4 dhjetor) në një lavazh në fshatin Metoq.

Fatmirësisht djali 19 vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?