I plagosuri, Altin Kacaj pas monentit të goditjes

Kronikë

Vlorë, goditet me levë në kokë, biznesmeni akuzon prokurorin: Ai fshihet pas ngjarjes

28 Mars 2018, 15:21| Përditesimi: 28 Mars 2018, 18:05

  • Share

VLORË- Paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” është goditur me levë në kokë nga dy persona të maskuar Altin Kacaj 42 vjeç, banues në Vlorë. I plagosuri Altin Kacaj në momentin e goditjes ndodhej tek agjencia e tij e udhëtimit pranë Portit të Vlorës. 42- vjeçari është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa vetë Kacaj akuzon një nga Prokurorët e Vlorës, pas një denoncimi publik që ka bërë vetë 42-vjeçari ndaj tij në emisionin “Stop”. 
Aurel Zarga është Prokurori që denoncoi 42- vjeçari, ndërsa ky i fundit ka bërë denoncimin për Prokurorin pasi sipas tij, ai e ka futur në burg për shkaqe banale. Pikërisht, denoncimi publik, sipas Kacaj është shkaku i goditjes së tij.

(  I plagosuri, Altin Kacaj pas momentit të goditjes )


 

 




 

Komento

Komente

  • Viçidoli Dixhital: 28/03/2018 18:15

    E ka ba Edvini ket pune me ja rrash prokurove te mi dixhitale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?