Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Goditi me sende të forta një person, nis hetimi për 64-vjeçarin

29 Maj, 12:44| Përditesimi: 29 Maj, 12:47

  • Share

Vlorë- Një 64-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi goditi një 67-vjeçar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sherishtë, Vlorë.

67- vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 “Referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, pasi më datë 28.05.2025, në fshatin Sherishtë, ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin V. S., 67 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?