Vlorë/ Goditi me sëpatë një 38-vjeçar për motive të dobëta, shpallet në kërkim 41-vjeçari

18 Shkurt 2023, 13:09| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 13:12

  • Share

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar pasi dyshohet se  ka goditur me sëpatë një 38-vjeçar. Sipas raporteve të policisë, 41-vjeçari, K,L banues në fshatin Brataj e ka goditur për motive të dobëta 38-vjeçarin.

Ai ndodhet në cili në spital dhe është  jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë po punojnë për kapjen e autorit pas identifikimit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?