Kronikë

Vlorë/ Goditi me thikë një 23 vjeçar, shkak një konflikt çasti! Policia nis punën për kapjen e autorit

13 Korrik 2024, 14:35| Përditesimi: 13 Korrik 2024, 14:40

  • Share

Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e një 40-vjeçari, pasi ditën e djeshme goditi me thikë një 23-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen “Pavarësia”, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit, për motive të dobëta.

23- vjeçari, i cili u godit me thikë mësohet se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë, referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40- vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?