Forcat e Sigurisë Kombëtare (FSK) janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, FSK është në hyrje të qytetit duke kontrolluar makinat dhe drejtuesit e automjeteve.
Nuk dihet nëse ka të bëjë me raportimet e para mediatike, se një 68 vjeçar në lagjen 10 korriku ishte grabitur dhe ishte lënë i vdekur në banesë.
Policia më pas nxori një njoftim paraprak ku thoshte se 68 vjeçari ka pësaur arrest kardiak në banesë, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka qenë pre e një grabitjeje.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
G.K/ReportTv.al