Një 30- vjeçare ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit në Karaburun.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm.
Gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit por dhe punonjesit e policisë kufitare, ndërkohë që është shoqëruar në Portin e Vlorës me mjetin e policisë, ku ka mbërritur dhe ambulanca e cila e ka shoqëruar në ambjentet e Spitalit të Vlorës në gjendje të stabilizuar.
Ajo është duke marr edhe mjekimin e nevojshëm në spital.
'Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.
Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.
Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore', njoftoi policia.
Komente
