Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Gruaja rrihet nga bashkëshorti dhe vëllai i tij, vihen në pranga 2 vëllezërit, njëri me armë gjahu pa leje

5 Gusht, 12:18| Përditesimi: 5 Gusht, 12:26

  • Share

VLORË – Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është shënuar në Vlorë ditën e sotme, ku policia ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën që po ushtrohej ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i këtij të fundit.

Dy vëllezërit, me inicialet K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, janë arrestuar, si dhe është sekuestruar një armë gjahu pa leje që i përkiste këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve:

K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.

Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 05/08/2025 12:30

    A burra leshiiii...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?