Hapet 'Ekspozita e Grupit Muri' në Vlorë, 30 punime dhe 12 artistë

3 Nëntor, 22:04| Përditesimi: 3 Nëntor, 22:19

  • Share

Vlorë- Janë 30 punime në pikturë, skulpturë, karikaturë dhe qeramikë, që presin artdashësit e Vlorës në ekspozitën e titulluar ‘Ekspozita e grupit Muri”.

12 artistë së bashku vijnë në një ekspozitë në Vlorë, me punime në pikturë, karikaturë dhe qeramikë, si një formë që sjell evolucion të artit.

Mjeshtri dhe iniciatori Arben Meksi ndan specifikën e veçantë të punimeve nga 12 artistë të zhanreve të ndryshme.

Piktori Ardian Devolli thekson se mes kësaj ekspozite vjen një evolucion i madh artistik, duke e bërë edhe më interesant çdo punim të pasqyruar në Galerinë e Arteve në Vlorë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth 10 ditë, në kuadër të Festave të Nëntorit në Vlorë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?