VLORË - Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Brataj në Selenicë. Jurgen Veshi, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15.30, kur disa gurë që kanë rrëshkitur e kanë zënë Jurgen Veshi duke humbur jetën menjëherë.
'Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi Jurgen Veshaj, 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.',thuhet në njoftimin paraprak të policisë.