Momenti kur 27-vjeçari dhe një tjetër hyjnë në sallë

Kronikë

Vlorë/ Hyri me forcë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, nis hetimi për 27-vjeçarin

30 Shtator, 13:21| Përditesimi: 30 Shtator, 13:27

  • Share

Vlorë- Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 27-vjeçar i cili hyri pa leje në sallën që po mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Incidenti u shënua një ditë më parë.

Kallëzimi ndaj të riut u bë nga një punonjëse e policisë Bashkiake.

Gjatë prononcimit për mediat, njëri nga të rinjtë që u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, deklaroi se kanë 5 vite pa marrë dëmshpërblimin për banesat e prishura për ndërtimin e rrugës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas më datë 29.09.2025, ora 11:30, është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lilua: 30/09/2025 14:07

    Ku është policia që e lejoj të hynte në ambentjet e Këshillit Bashkiak përtë ofenduar të zgjedhurit e Popullit? Po nesër një kriminel të hyjë dheti vrasi në Sallen e ligjerimeve përgjegjsia dhe drejtësia fuhet të ndalet në këtë ngjarje të rëndë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?