Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Vlorë/ I dehur në stan, bariu në Kuç plagos veten më armë gjahu

2 Tetor 2018, 08:32| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 10:24

  • Share

Një bari në fshatin Kuç të Vlorës ka plagosur veten pasi ishte nën efektin e alkoolit. 56-vjeçari I.D., banues në Kuç u plagos me armë gjahu në stanin e tij, dhe më pas u paraqit në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 02.10.2018, në orën 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (Çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?