Vlorë/ Policia shkoi ta arrestonte se nuk respektonte masën 'detyrim paraqitje', i riu me precedent penal mbyllet në lokal e lidh një bombol gazi me derën! Ndalohet pas hedhjes së gazit lotsjellës

28 Dhjetor 2020, 14:10| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 19:44

  • Share

Një i ri në Vlorë u mbyll sot në një lokal dhe kërcënonte vetësakrifikimin. Mësohet se i riu Arsen Goga, me precedentë penalë ishte nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', urdhër të cilin nuk e zbatonte. Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti për shkak se nuk ishte paraqitur. Për këtë arsye prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti dhe me të mbërritur policia Goga futet në lokal dhe lidh një bombël gazi me derën. 

Policia e Vlorës njoftoi fillimisht se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Për ngjarjen u lajmëruan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Pas hedhjes së gazit lotsjellës ata kanë arritur ta neutralizonin të riun. Raportohet se janë dashur 7 efektivë të FNSH për ta ndaluar për shkak të agresivitet.   

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini, pranë tregut të Orizit, në Vlorë. I riu kishte lidhur një bombol gazi me derën e jashtme të lokalit ku ishte ngujuar. Ndërkohë që mbante një shkrepse në duar duke kërcënuar se do i vërë flakën.

Ora 18:01
Me gërshërë në dorë kërcënoi se do dëmtonte veten me bombol, policia: I riu në Vlorë me probleme mendore, sillte shqetësime! Pasi u kap, u shoqërua në spitalin psikiatrik

1609175769_1609163458kapet.jpg

28 vjeçari Arsen Goga në Vlorë u mbyll sot në një lokal dhe kërcënonte vetësakrifikim. Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen duke thënë se 28-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sillte probleme për banorët.

Pas ankesave të banorëve policia ka shkuar që ta arrestojë por i riu ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar  se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten. Por në fund policia e ka kapur dhe më pas e ka shoqëruar në spitalin psikiatrik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar  se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe  shoqërimin e 28-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ora 15:31
U mbyll në lokal dhe kërcënoi se do i vinte flakën bombolës së gazit, mësohet identiteti i të riut në Vlorë, me precedentë penalë

1609163458_kapet.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e sotme në Vlorë ku një i ri u mbyll në një lokal dhe kërcënonte se do i vinte flakën një bombole gazi që e kishte lidhur me derën.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arsen Goga, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë dhe ishte nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', urdhër të cilin nuk e zbatonte.

Prokuroria lëshoi urdhër arresti për shkak se nuk ishte paraqitur. Mësohet se ai fillimisht ka pasur thikën dhe një qen pitbull dhe më vonë lidhi bombolën e gazit.

Ora 14:34
E fundit/ Neutralizohet i riu në Vlorë, policia hedh gaz lotsjellës dhe e ndalon! Kërcënoi se do t'i vinte flakën një bombole gazi (VIDEO)

I riu në Vlorë, i cili ishte mbyllur në një lokal dhe kërcënonte se do t'i vinte flakën një bombole gazi është ndaluar nga policia.

Uniformat blu kanë hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë ndaluar.

Ora 14:18
E rëndë nga ngjarja e Vlorës/ I riu i mbyllur në lokal, lidh një bombol gazi me derën e shtëpisë (VIDEO)

Detaj i rëndë nga ngjarja në lagjen Isa Boletini, pranë tregut të Orizit, në Vlorë. I riu ka lidhur një bombol gazi me derën e jashtme të lokalit ku është ngujuar.

Ndërkohë që mban një shkrepse në duar duke kërcënuar se do i vërë flakën.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 28/12/2020 22:58

    Ahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?