I vihet flaka furgonit në Vlorë, pronari: Është hera e dytë, dyshoj te i njëjti person

17 Maj 2022, 07:35| Përditesimi: 18 Maj 2022, 12:18

  • Share

VLORË-- Një furgon tip “Mercedes kamioncinë’, me targa Vl0463D, në pronësi të Rushit Imerit është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës.  Pronari i makinës ka zbuluar se kjo është hera e dytë që i digjet furgoni dhe thotë se dyshon që e ka bërë i njëjti person.

"Kjo është e dyta herë që më digjet makina, dyshoj që është personi që ma ka djegur personi parë nëse s'është në burg, ai është nga Vlora, por nënën e ka nga Elbasan, këtë furgon e përdor për punë, për transport, kauçuke, kërkoj që të më bëhet makina se me këtë ushqehem", tha pronari.

Imeri merrej me grumbullim skrapi. Furgoni ishte parkuar në afërsi të banesës së Imerit në lagjen “4 Heronjtë”. Për pasojë u dogj motori dhe kabina e mjetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?