Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë, i vihet tritoli kamionit pak para mesnatës! Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

13 Gusht 2022, 07:16| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 07:20

  • Share

Vlorë - Një mjeti tip kamion i është vënë tritol gjatë natës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 në fshatin Tragjas, Orikum.

Në mjetin kamion, në pronësi të Ahmet Curraj, 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?