VLORË - Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ditën e djeshme i kishte vjedhur 3 biçikleta një turisteje gjermane në Orikum.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikletat e vjedhura nga 41-vjeçari me inicialet G.B., biçikleta të markës “Bergamont”.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së tre biçikletave në Orikum, shtetasit:
* G. B., 41 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 07.10.2025, ka vjedhur 3 biçikleta të markës “Bergamont”, në pronësi të një shtetaseje gjermane, të cilat ishin të parkuara në zonën e plazhit të Orikumit”,- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
Komente

O VLONJAT O PIS...O NDYRESIRE,,,,PO SI DO VIJE PRAPE TURISTJA NE SHQIPERI KUR TI E VJEDH.....
Përgjigju