Tirane- Hyn në supermarket e ndërsa tenton t'i heqë vëmendjen shitëses, i vjedh celularin që e kishte lënë pranë banakut. Policia e Vlorës arrestoi sot 29 vjeçarin të dyshuar si autor i grabitjes në një supermarket, skena e të cilës ishte filmuar nga kamerat e skigurisë.
Nga veprimet hetimore, 29 vjeçari i dyshuar Asmarildo Islamaj, dyshohet se është autori i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;
2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;
5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.
Operacioni u kodua ‘storm 12”.