VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi mëngjesin e sotëm një aksion në zonën e Drimadhes në Dhërmi.
Në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik, i cili sipas autoriteteve ka dalë jashtë lejes së ndërtimit.
Objekti është në pronësi të Helidon Gjikokës. Në pamje shihet nderhyrja me fadromat e IKMT-se në lokalin që ndodhet në vijën e parë të plazhit.
Gjatë këtij muaji, IKMT ka shembur dy hotele tek Uji i Ftohte dhe Orikum.
Komento
Komente
