Sociale

Vlorë/ IKMT zbarkon përsëri në plazhin e Radhimës për objekt-bizneset pa leje! Pronarja e hotelit: Kam dokumente, kam paguar edhe taksat!

18 Qershor, 15:02| Përditesimi: 18 Qershor, 15:54

  • Share

Vlorë- Fadromat e IKMT-së kanë zbarkuar sërish mëngjesin e kësaj të mërkure (18 qershor), në fshatin turistik të Radhimës.

Krahas objekteve të tjera të parashikuara në zonë për t’u prishur, IKMT është ndalur edhe tek një subjekt privat që funksionon si dhoma plazhi, hotel dhe beach-bar.

Rosela Toska, administratore e subjektit, thotë se ka marrë të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirës publike si plazh, por edhe dhomave të turistëve. Ajo thotë se ka paguar edhe taksat vjetore, duke treguar edhe një dosje me dokumentacione, por sërish po i kërkojnë ta shembin.

Kjo sipas saj bëhet në kundërshtim me lejet që kanë dhënë më parë. Toska tregon se nëse do të kishte probleme, do të ishte penguar në hapat e mëparshëm dhe jo t’i ishte dhënë leja, të investonte në to kursimet dhe më pas të shemben.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?