Ambulanca në vendin ku ndodhi aksidenti

Kronikë

Vlorë/ Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona, njëri prej tyre ukrainas

24 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 24 Shkurt, 13:06

  • Share

Vlorë- Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina.

Aksidenti është shënuar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike.

Raportohet se njëri prej të plagosurve me origjinë nga Ukraina humbi ndjenjat në momentin e incidentit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Qytetarët e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, derisa mbërriti ambulanca.

Të dy drejtuesit e monopatinave janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?