Kronikë

Vlorë/ Ishin duke lëvizur me motor, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

11 Dhjetor 2024, 16:34| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 18:36

  • Share

Vlorë- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3 vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen 29 Nëntori, pranë shkollës së naftës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Raportohet se fillimisht drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?