Vlorë-Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe plagosje.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan 34 vjeçarin me inicilaet H. R, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
Sipas policisë, 34 vjeçarit nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet e 3 muaj. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 21- vjeçar.
‘U ndalua shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.”, sepse më datë 24.09.2024, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin K. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, për motive të dobëta’, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.