Vlorë-Një 37-vjeçar në Vlorë është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke punuar për çmontimin e një skele.
Ngjarja ka ndodhur të martën e 15-të tetorit në lagjen 24 ‘Maji’.
Raportohet se punonjësi ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i firmës ku punonte burri.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Z., 39 vjeç, pasi më datë 15.10.2024, rreth orës 12:00, në lagjen “24 Maji”, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës për të çmontuar një skelë, shtetasi D. B., 37 vjeç, i punësuar në firmën e ndërtimit me pronar shtetasin D. Z. Shtetasi D. B. aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve” informoi sot policia.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.