Vlorë-Një automjet tip Benz është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele në Vlorë.
Raportohet se për shkak të shpejtësisë së lartë që po lëvizte përgjatë aksit Transballkanike në afërsi të paraburgimit mjeti ka rrëshqitur duke dalë në trafikndarëse.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë, por për shkak të lagështisë në rrugë nuk ka mundur dhe për pasojë ka përfunduar në drejtimin e kundërt të trafikndarëses ku dhe ka goditur edhe një shtyllë.
Fatmirësisht shoferi i cili udhëtonte në ato momente vetëm, nuk ka pësuar lëndime.
Komento