Një person ka humbur jetën ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit.
Sipas raportimeve të policisë personi rezulton në moshën 38-vjeçare. Kamerat e Report Tv kanë kapur dhe pamjet e ambulancës nga vendngjarja.
Policia dhe ekspertiza kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja për të kryer hetime mbi ngjarjen.
Sipas njoftimit të polcisë thuhet se 38-vjeçari Dorian Hasani ka humbur jetën gjatë punimeve ne një terminal, ku ka humbur jetën pas rënies nga lartësia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.
Komente

Tek ministria e ekonomise duhet te vendosin nje mur me yje per cdo punetor qe humb jeten ne vendin e punes...
Përgjigju