Kronikë

Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet një person! Në pranga edhe 2 të mitur, i hapën llogari false në rrjetet sociale një 16- vjeçare

25 Shkurt, 15:34| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:39

  • Share

VLORË-Policia e Vlorës ka arrestuar një përson i cili ishte shpallur në kërkim, ndërsa ka arrestuar edhe dy të mitur të moshës 16- vjeç, pasi i hapën një llogari false në rrjetin social instagram një 16 vjeçare.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e personit me inicialet H. H., banues në fshatin Risili, Vlorë.

Ky person u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit, 11 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur të moshës 16 vjeç, pasi dyshohet se kanë hapur një llogari në rrjetin social “Instagram” dhe kanë postuar foto me përmbajtje denigruese ndaj një bashkëmoshatareje të tyre', thuhet në njoftim.

Po ashtu, Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Sarandës arrestuan në flagrancë dy persona D. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?