Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Iu gjet kanabis në banesa, arrestohen 4 persona! Dyshohet se do ta shisin në zonat turistike

25 Korrik, 15:22| Përditesimi: 25 Korrik, 15:33

  • Share

Vlorë-Policia e Vlorë ka arrestuar 4 persona pasi iu gjet kanabis në banesë dhe dyshohet se do t'a shisnin në zona turistike.

Si rezultat i kontrolleve, 4 personat e arrestuar e kishin kanabisin në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë.

Në pranga ranë Agron Yzeiraj, 44 vjeç, banues në Fier Neritan Avdiu, 30 vjeç, banues në Qeparo, Klaudja Sadiku, 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe Eldi Beshaj, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë. 

'Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private, me fokus zonat bregdetare dhe turistike.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që posedonin në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë, lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të dyshuara me qëllim shitjen në zona turistike, konkretisht shtetasit:

Agron Yzeiraj, 44 vjeç, banues në Fier Neritan Avdiu, 30 vjeç, banues në Qeparo, Klaudja Sadiku, 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe Eldi Beshaj, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokuroritë përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?