Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari

15 Janar, 13:04| Përditesimi: 15 Janar, 13:07

  • Share

VLORË - Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i policisë Vlorë ka goditur një rast të shitjes së drogave të forta. Pas administrimit të informacionit se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë për shitje, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar doza kokaine dhe municion luftarak. Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 30 vjeç, banues në Vlorë.

'Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan doza kokaine dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 30 vjeç, banues në Vlorë.', njofton policia.  

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?