Uji i kanalit vaditës vërshon në dy banesat e fshatit Xhyherinë

Sociale

Vlorë/ Kanali vaditës përmbyt dy banesa në fshatin Xhyherinë, vetëm dëme materiale

6 Qershor, 20:19| Përditesimi: 6 Qershor, 20:25

  • Share

Vlorë- Dy banesa janë përmbytur pasditen e së premtes (6 qershor) në fshatin Xhyherinë, Njësia Qendër e Bashkisë Vlorë.

Dy ndërtesat janë pushtuar nga uji si pasojë e kanalit vaditës, uji i të cilit kaloi mbi të, duke përmbytur banesat në pronësi të Petrit Prenga dhe Engjëllush Mehmetaj.

Fatmirësisht uji nuk ka hyrë brenda në banesa, por rreth tyre, teksa ka dëme materiale, pasi është përmbytur edhe depo që përdorej për mbajtjen e sendeve peersonale dhe materialeve të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?