Vlorë- Policia e Vlorës merr nën akuzë në gjendje të lirë nënën që keqtrajtoi foshnjën e saj 5-muajshe duke e përplasur në tokë. Ngjarja e rëndë ndodhi te ditë më parë, kurse sot policia vendore (17 mars) bëri me dije se ka proceduar 37-vjeçaren, kurse dosjen ia ka referuar Prokurorisë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh", bëri me dije policia.
I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ të Vlorës, ku nëna në gjendje të dehur ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t'i marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë. Nëna u shoqërua në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.
Komente
