Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Kërcënoi dhe goditi me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim 41-vjeçari

18 Qershor, 13:17| Përditesimi: 18 Qershor, 13:18

  • Share

Vlorë- Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Vlorës pasi dyshohet se goditi në fytyrë me armë një 40-vjeçar.

Incidenti ndodhi pas një sherri midis të dyve, ndërsab blutë informojnë se 41-vjeçari gjithashtu edhe e kishte kërcënuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 41 vjeç (alias L. S.), banues në Vlorë, pasi më datë 17.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në fytyrë, me një send të fortë të dyshuar armë zjarri (pistoletë), shtetasin E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë", njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?